Në Ipko Superligën e Kosovës sot (e mërkurë) zhvillohen edhe tri ndeshje të vlefshme për javën e 11-të.

Superliga e Kosovës ka filluar të hyjë në fazën e nxehtë tashmë pasi po zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së parë.


Sot (e mërkurë) janë në orar edhe tri ndeshje tjera të javës së 11-të, ku takimi më interesant pritet të zhvillohet në Gjilan.

Gjilani, lider i përbashkët në tabelë me Dritën, e pret në shtëpi Llapin në takimin që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në Riza Lushta të Mitrovicës në mes të Trepçës '89 dhe Ferizajt.

Takimi tjetër dhe i fundit për këtë ditë është ai në mes të Drenicës dhe Dukagjinit që do të zhvillohet në Bajram Aliu të Skenderajt.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 14:00, ndërsa nesër (e enjte) zhvillohen edhe dy takime tjera: Prishtina-Drita dhe Ballkani-Flamurtari.

/Telegrafi/

telegrafi sport app