LAJMI I FUNDIT:

Sot vranët dhe me diell, të shtunën riga shiu

Sot vranët dhe me diell, të shtunën riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat ditën e shtune, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s. /Telegrafi/