Sot vranët dhe me diell, mëngjesi me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me dy ditët e kaluara.
IHK njofton se nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































