LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Trajektorja”

Me prezantimin e SMS mesazheve dhe dëshmive tjera materiale që i propozoi PSP, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë për shkak të keqpërdorimeve në përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore deri në Shtip dhe Ohër.

Në seancën paraprake janë lexuar disa qindra SMS mesazhe mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe sekretares së atëhershme në Ministri, Elena Kuzmanovska, sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe ish-ministrit të Financave Zoran Stavreski.

Në rastin “Trajektorja” akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e pjesëve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori