LAJMI I FUNDIT:

“Sot unë Polic i Kosovës”, fëmijët me uniformë udhëhoqën një pikë të kontrollit në veri të Mitrovicës

“Sot unë Polic i Kosovës”, fëmijët me uniformë udhëhoqën një pikë të kontrollit në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës sot ka filluar një projekt inovativ me emrin “Sot unë polic i Kosovës”, me disa fëmijë të veshur me uniformën e policit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook kanë bërë të ditur se ky projekt ka për qëllim të krijojë një lidhje më të ngushtë ndërmjet fëmijëve dhe zyrtarëve policorë, si dhe të promovojë një ndjenjë të sigurisë dhe përgjegjësisë në mesin e komunitetit të rinj.

Në kuadër të këtij projekti, fëmijët janë veshur me uniforma të Policisë së Kosovës dhe kanë organizuar një pikë kontrolli në një hapësirë të sigurt në qytet, së bashku me zyrtarët e policisë.


Gjatë kësaj pike kontrolli, fëmijët, me ndihmën e zyrtarëve policorë, kanë ndaluar veturat dhe kanë legjitimuar vozitësit, duke i këshilluar ata mbi sigurinë në trafik dhe sigurinë e përgjithshme.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe shpërndarja e fletushkave vetëdijësuese për dukuritë negative dhe sigurinë në komunikacion, si dhe materiale për ngjyrosje për fëmijë me animacione të ndryshme.

Aktiviteti ka pasur pjesëmarrës nga komunitete të ndryshme, me rreth 14 fëmijë në total, duke përfshirë 8 serbë, 4 shqiptarë dhe 2 romë.

Të gjithë fëmijët kanë marrë një pako me rekuizita të Policisë së Kosovës si shenjë falënderimi dhe kujtimi për pjesëmarrjen e tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në qendrat e tjera të Kosovës, duke synuar të krijojë një atmosferë më të sigurt dhe më të afërt mes forcave të rendit dhe komunitetit të rinj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori