LAJMI I FUNDIT:

Sot u nënshkruan marrëveshjet e para për mbështetje të bujqve të rinj në Maqedoni

Sot u nënshkruan marrëveshjet e para për mbështetje të bujqve të rinj në Maqedoni

Rreth 60 bujq të rinj nga rajoni i Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës dhe Velesit sot i kanë nënshkruar marrëveshjet e para për marrje të 10 mijë eurove, ndihmë të pakthyeshme financiare, me të cilën do të mund të hapin biznes personal.

Bujqit e tjerë të rinj të cilët i plotësojnë kriteret e kësaj mase qeveritare, do të mund t’i nënshkruajnë marrëveshjet nga e hëna, në Agjencinë pagesore.

“Jam krenar për ju, ju dëshiroj punë të suksesshme dhe me bereqet. Pres t’i shumëfishoni këto para, me guxim të hyni në investime të reja dhe mirë të menduara, ta shfrytëzoni ndihmën dhe mbështetjen nga shteti dhe së bashku t’i gëzohemi përparimit tuaj dhe suksesit tua”, theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili mori pjesë në nënshkrimin në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.


Sipas ministrit të Bujqësisë, Lupço Nikollovski, deri në fund të vitit do të nënshkruhen 424 marrëveshje për mbështetje të bujqve të rinj. Dhjetë mijë eurot e paraparë të pakthyeshme, ata do të mund t’i shfrytëzojnë për furnizim të mekanizmit të ri dhe ndërtimit të kapaciteteve të reja.

“Masa ka ekzistuar edhe në vitet më parë, por sipas kriterit, ‘kush vjen i pari, shërbehet i pari’, që ka hapur dyshim se këto para përfundojnë te bujqit e duhur. Politika jonë agrare është e qartë, çdo denarë nga subvencionet duhet t’i paguhet bujqve të vërtetë”, nënvizoi Nikollovski.

Bujqve të rinj, marrëveshjet për nënshkrim në MBPEU ua ndau drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Babovski.

Në pajtim me masën qeveritare 122 nga programi nacional për zhvillim rural, të drejtë për aplikim kanë bujqit deri në moshën 40 vjeçare, të evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore jo më shumë se 18 muaj.

Kriteret parashikojnë pesë pikë për ekonomi bujqësore mbi 700 metra lartësi mbidetare, dhjetë pikë për ekonomi bujqësore anëtarë të kooperativave bujqësore, tridhjetë pikë për furnizim të pajisjes për kapacitete përpunuese, njëzetë e pesë pikë për furnizim të pajisjes për aktivitete postberberike, pesëmbëdhjetë pikë për pjesëmarrje personale në investim prej 25 për qind, dhjetë pikë për pjesëmarrje personale në invevstim prej 25 deri në 50 për qind dhe pesë pikë për pjesëmarrje personale në investim prej 50 deri në 100 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori