LAJMI I FUNDIT:

Sot shpallet fituesi i Nobelit për Paqe – këta janë kandidatët potencialë

Sot shpallet fituesi i Nobelit për Paqe – këta janë kandidatët potencialë

Diplomatët të cilët kanë negociuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, aktivistja ruse për të drejtat e migrantëve dhe gruaja Yazidi që është mbajtur si skllave nga Shteti Islamik, janë në mesin e 376 njerëzve të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, i cili do të ndahet sot.

Nëse diplomatët për marrëveshjen e Iranit fitojnë, atëherë Sekretari amerikan i Shtetit, John kerry dhe homologu i tij iranian Javad Zarif, mund të jenë fitues të këtij çmimi.

Por me fokusin në miliona refugjatë dhe migrantë që po ikin nga lufta në Siri, Afganistan dhe vende të tjera, aktivistët që mbrojnë të drejtat e tyre po konsiderohen si fitues potencial të këtij çmimi.


Njëra nga ta është aktivistja ruse Svetlana Gannushikna, e cila për dekada ka punuar për çështjen e refugjatëve dhe migrantëve.

Banorët e ishujve grek, që kanë pranuar mijëra refugjatë që arrinin me anije nga Deti Egje gjithashtu janë nominuar.

Po ashtu të nominuar janë edhe vullnetarët e Helmetave të Bardha, të cilët po shpëtojnë civilët në Siri, të cilët përditë përballen me bombardime. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori