LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të mbahet takimi i parë i anëtarëve të komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Sot pritet të mbahet takimi i parë i anëtarëve të komisionit ad-hoc për media në Maqedoni

Agjencia e lajmeve META bën të ditur se sot në ora 14 do të mbahet takimi i parë i anëtarëve të ad-hoc komisionit për mbikëqyrjen e mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky komision duhet të formohet deri më 19 gusht, por për shkak se ndryshimet e Ligjit për media janë publikuar në Gazetën Zyrtare me katër ditë vonesë, po aq ditë do të shtyhet edhe afati i formimit të komisionit ad-hoc.

Kandidati i pestë i komisionit duhet të jetë shqiptarë.


Ndryshe, shoqatat e gazetarëve kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në formimin e këtij komisioni, me arsyetime të ndryshme, kryesisht kundër prapavijës politike./Telegrafi/

Selmani: Komisioni ad-hoc, filialë e OBRM-PDUKM-së
Lexo po ashtu Selmani: Komisioni ad-hoc, filialë e OBRM-PDUKM-së