LAJMI I FUNDIT:

Sot priten riga shiu në formë stuhish, nga nesër rikthehen temperaturat e larta

Sot priten riga shiu në formë stuhish, nga nesër rikthehen temperaturat e larta

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë.

Të hënën mbi vendin tonë parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.

Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius.


Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius. Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike.

Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Lajme
Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori