LAJMI I FUNDIT:

Sot nis gjykimi i serbit Zoran Gjokiq nga Peja, i dyshuar për krime lufte

Sot nis gjykimi i serbit Zoran Gjokiq nga Peja, i dyshuar për krime lufte
Foto: Arkiv

Në Departamentin Special për Krimet e Luftës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të fillojë sot gjykimi i Zoran Gjokiq nga Peja, i cili akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës.

Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajve mars-prill të vitit 1999, në lagjen ‘Kristal’ të Pejës, ka hyrë dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve lokalë dhe i ka detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. I njëjti është parë edhe në zonën e Rrokaqiellit, po në atë periudhë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare avokati i tij Ljubomir Pantoviq.


Pantoviq tha se Gjokiq u arrestua në fillim të shkurtit të këtij viti me dyshimin se kishte kryer krime lufte sepse ai dyshohet se kreu dy vrasje gjatë luftës në Pejë.

Ai shtoi se deri tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore paraprake, në të cilat Gjokiq u deklarua i pafajshëm.

“Sipas mendimit tim, nuk ka prova të këtij krimi. Gjyqi po fillon sot dhe besoj se do të zgjasë katër, pesë ditë pune,” tha Pantoviq, duke shtuar se ky me siguri do të jetë një gjykim i vështirë.

Telegrafi ka raportuar në vazhdimësi për rastin e Gjokiq.

Gjokiq u arrestua nga Policia e Kosovës më 2 shkurt të këtij , në pikën kufitare të Jarinjes. Lidhur me këtë rast “Radio 1” ka raportuar që nga fillimi. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori