LAJMI I FUNDIT:

Sot mot i vranët, pasdite priten reshje shiu

Sot mot i vranët, pasdite priten reshje shiu
Foto: Ilustrim

Ditëve të fundjavës mbetet tutje mot jostabil, ku orëve të pasdites priten rrebeshe shiu por edhe bubullima.

Kurse nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 21 gradë celsius.


Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale. /Telegrafi/