Moti mbi vendin tonë sot do të mbajë me diell dhe vranësira të shpërndara.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/