Sot mot i nxehtë, temperaturat deri 33 gradë

14:"Ridvan Slivova
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, me origjinë nga Afrika Veriore.
Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.
Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































