LAJMI I FUNDIT:

Sot Maqedonia numëron më shumë se 50 mijë folës aktivë të frëngjishtes në sektorë të ndryshëm

Sot Maqedonia numëron më shumë se 50 mijë folës aktivë të frëngjishtes në sektorë të ndryshëm

Java e kuzhinës dhe filmit francez, koncerte dhe ligjërata të performuesve francezë, si dhe takime frankofone dhe forum rajonal për Gjuhën franceze, janë vetëm pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 marsit-Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duam të shënojmë Frankofoninë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e tyre të pasura, sidomos përmes paraleleve dygjuhësore në shkollat e mesme, praktikës profesionale në kompanitë përmes agjencisë universitare për frankofoni dhe në fushën e kulturës, rrënjët e së cilës sidomos në Ballkan janë shumë të thella’, deklaroi Timonier, njofton AIM.

Maqedonia është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë nga 2006 dhe sot në Maqedoni ka më shumë se 50 mijë folës aktivë franceze në sektorë të ndryshëm shoqëror.


Në prezantim sot morën pjesë ambasada e Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Zvicrës. /Telegrafi/