LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë orari i funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II

Ky do të jetë orari i funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën. Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, i cili është një nga sfidat më të mëdha logjistike në historinë britanike, do të bëhet më 19 shtator në Westminster Abbey, Londër.

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër 2000 të ftuarit që marrin pjesë në këtë ngjarje historike, përcjell Telegrafi.


Më shumë se 10,000 policë nga i gjithë vendi do të vendosen në kryeqytet, ndërsa autoritetet presin turma rekord përgjatë rrugës së varrimit.

Pasdite, arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II do të udhëtojë për në Kështjellën Windsor për një shërbim në kishë.

Më pas ajo do të varroset në një ceremoni private.

https://www.youtube.com/watch?v=9Auq9mYxFEE

Mediat e huaja përshkruajnë programin për këtë ditë të jashtëzakonshme:

Të hënën në mëngjes, arkivoli mbretëror, i cili aktualisht është ekspozuar në Pallatin Westminster në Londër, do të zhvendoset në Westminster Abbey ku do të bëhet funerali shtetëror.

Edhe pse shërbimi shtetëror i funeralit do të fillojë në orën 11:00, dyert e Abbey do të hapen tre orë më parë për të mirëpritur 2000 personat që janë ftuar në këtë ngjarje.

Ndërsa lista përfundimtare e të ftuarve po mbahet sekret për arsye sigurie, disa krerë shtetesh, përfaqësues politikë dhe monarkë kanë thënë tashmë se do të marrin pjesë.

Arkivoli i mbretëreshës do të parakalohet nëpër kryeqytet në Hyde Park Corner, nën tingujt e kambanave të Big Benit, ku do të ngarkohet në një makinë dhe do të dërgohet në Windsor, një qytet në Anglinë juglindore, rreth 30 km nga Londra.

Nga ora 15:00, një procesion i ri, i paraprirë nga anëtarët e Kalorësisë Mbretërore, do të kalojë ‘Long Walk’ që të çon në Kështjellën Windsor, rezidenca e famshme e familjes mbretërore britanike.

Familja mbretërore më pas do t’i bashkohet procesionit.

Aty, rreth 800 të ftuar, duke përfshirë stafin personal të mbretëreshës, do të marrin pjesë në shërbim.

Më në fund, në orën 19:30, mbretëresha do të prehet në një shërbim funerali privat të mbajtur në prani të mbretit dhe anëtarëve të familjes mbretërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak

Azia
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?

Botë
Kalo në kategori