Sot (e premte) fillon xhiro e 32-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje, ndërsa të tjerat gjatë vikendit.

Dita e premte sjell një ndeshje të kësaj xhiro, teksa të shtunën luhen dy ndeshje dhe të dielën dy tjera.


Ndeshja e ditës së sotme është ajo në mes të Feronikeli ’74 dhe Gjilanit, e cila pritet të zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” nga ora 15:00.

Vendasit janë rënë matematikisht nga kategoria tashmë, por do të tentojnë të nderojnë kampionatin duke luajtur fortë edhe në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, gjilanasit vijnë nga një barazim dhe një fitore, teksa do të synojnë tri pikët e radhës për të shmangur edhe më shumë zonën e rrezikshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app