LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Kursimeve

Dita Botërore e Kursimeve
Foto: Ilustrim

Dita Botërore e Kursimeve kremtohet për gati një shekull me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave. 

Kjo ditë, e cila shënohet me 31 tetor, kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.

Kursimi është jetik për të pasur një mirëqenie të qëndrueshme dhe ky zakon duhet të çimentohet që në moshë të hershme për të ndihmuar burrat dhe gratë të parandalojnë vështirësitë ekonomike dhe të ndërtojnë të ardhme të ndritshme për veten dhe familjet e tyre.


Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.

Profesori italian Filippo Ravizza e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare të Kursimeve” në ditën e fundit të kongresit.

Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

Spanja kujton ditën e parë të kursimit kombëtar të regjistruar në vitin 1921. Ndërkohë, në Gjermani, besimi në kursim duhej të rigjallërohej pasi shumë njerëz humbën pothuajse gjithçka që zotëronin në reformën monetare të vitit 1923.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970. /kp/