Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/