Konventat e Gjenevës, themelimi i ligjit ndërkombëtar humanitar, u miratua 70 vjet më parë. Por a ka efekt ajo sot me konfliktet e armatosura që po zhvillohen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane?
Në vitin 2019, 70 vjet pas miratimit të Konventës së Gjenevës, traktatet që “përmbajnë rregullat më të rëndësishme që kufizojnë barbarinë e luftës”, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, nuk po kufizojnë asgjë.
Kenneth Roth, drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, thotë se mjafton të shikoni vetëm vende si Myanmari, Jemeni dhe Siria për të gjetur shembuj të shkeljeve. “Fakti që ekzistojnë këto norma nuk do të thotë që të gjithë i respektojnë ato. Dhe sot, unë mendoj se shqetësimi më i ashpër ndaj Konventave të Gjenevës është mënyra se si forcat ruse dhe siriane po luftojnë konfliktin në Siri. Duke filluar me Asadin, dhe më pas Putinin që i përfshiu forcat ruse në këtë luftë, ushtria siriane ka vënë me qëllim në shënjestër civilë dhe institucione civile në zonat e mbajtura nga opozita e armatosur.
Shkeljet nuk i bëjnë ligjet më pak të rëndësishme
Helen Durham, përgjegjëse për ligjin dhe politikën humanitare në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ose ICRC, thotë se vetëm sepse ligjet duket se janë shkelur, kjo nuk i bën ato më pak të rëndësishme.
“Parimet kryesore në të cilat mbështeten Konventat e Gjenevës, dhe në fakt tërësia e ligjit ndërkombëtar humanitar ose ligji i luftës, është akoma po aq i rëndësishëm e relevant edhe sot. Ndërsa ne shohim gjatë gjithë kohës në media, në telefonat tanë celularë, në të gjitha llojet e komunikimit, tmerret e vuajtjeve që shfaqen dhe shkeljet e papranueshme të ligjeve të luftës, civilët që sulmohen, të burgosurit e luftës që po trajtohen me mungesë dinjiteti, ka shumë, shumë raste kur ligjet e luftës në të vërtetë bëjnë dallimin e madh e pikërisht këto ligje sigurojnë dinjitet dhe humanizëm në luftë.
Në fakt, theksoi Presidenti i ICRC Peter Maurer në një fjalim të fundit, ka vetëm një pjesë të vogël të vendeve nëpër botë ku Konventat e Gjenevës nuk po observohen. Në të kundërt, ka qindra mijëra raste kur ato respektohen: kur një fëmijë i uritur në radhët e para merr ushqim dhe ndihmë tjetër humanitare, për shembull, ose kur një personi të dëmtuar i lejohet të kalojë nëpër një pikë kontrolli dhe të marrë kujdesin mjekësor.
Ndërsa nuk ka qenë kështu gjatë Luftës së Dytë Botërore. Civilët nuk kishin asnjë traktat ndërkombëtar të veçantë për t’i mbrojtur ata gjatë konfliktit, i cili përfundimisht vrau dhjetëra miliona njerëz në Evropë dhe në mbarë botën.
Pas kësaj lufte fuqitë botërore duke pasur ende të freskëta në mendje mizoritë e tmerrshme të luftës miratuan më 12 gusht 1949 Konventat e Gjenevës, që përbëjnë bazën e ligjit ndërkombëtar humanitar. Të katër traktatet ndërkombëtare, dhe protokollet pasuese, synojnë të mbrojnë njerëzit e papërfshirë në konflikt – civilë, mjekë, robër lufte dhe ushtarë që nuk mund të luftojnë më.
Presion politik për të zbatuar ligjet e luftës
Deri më tani, konventat janë ratifikuar nga 196 shtete, përfshirë të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe vëzhguesit si Palestina, e fundit që nënshkroi atë në vitin 2014. Dhe, pavarësisht qeverive në vende si Siria, Jemeni dhe Mianmari që nuk respektojnë ligjet, Durham thotë, se besoj që ato kanë nevojë për një aktualizim. “Vetë ligji nuk ka nevojë të aktualizohet; është shumë e qartë. Unë mendoj se ajo që duhet të ndodhë është që të ketë më shumë presion politik globalisht nga të gjitha palët në konflikte, qoftë në Siri apo edhe në vende të tjera, për të zbatuar ligjin. Kështu që unë mendoj se shpesh njerëzit zhgënjehen. Ata i shohin shembujt ku nuk funksionon dhe përgjigja e tyre është se ne kemi nevojë për të ndryshuar ligjin. Ndonjëherë bëhet fjalë për të bërë më shumë presion për të siguruar që ligji të zbatohet.”
Roth, i Human Rights Watch, pajtohet që traktatet janë universale dhe ende të rëndësishme. “Megjithëse kishte shumë shkelje të Konventave të Gjenevës, askush nuk e sfidon vërtet thelbin e Konventave të Gjenevës. Askush nuk pretendon se është në rregull të kesh në shënjestër civilët, se është në rregull të ndëshkosh pa dallim. Këto janë norma themelore, ndalime themelore që kuptohen në mënyrë universale për të proceduar krimet e luftës nëse këto norma shkelen.”
Aty ku ai sheh hapësirë për përmirësim është me zbatimin dhe mbikëqyrjen ndërkombëtare, gjë që e trajton Gjykata Penale Ndërkombëtare themeluar më 2002. Siria është një sfidë për këtë gjykatë. Nisur nga mizoritë e ndodhura atje ky vend duhet paditur pranë Gjyktës Penale Ndërkombëtare, por Rusia e së fundi edhe Kina e bllokojnë këtë me veton e tyre në Këshillin e Sigurimit. Nisur nga mungesa e juridiksionit për rastin e Sirisë do të duhej të gjendeshin mënyra të tjera që drejtësia të procedojë në këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-89-780x439.jpg)
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht