Ministria e Drejtësisë ende pa asnjë përgjigje konkretë për kërkesën për dëmshpërblim të cilën muaj më parë e dorëzuan të dëmtuarit e rastit të “Sopotit”. Dispozitat e procedurës ligjore për dëmshpërblim parashohin që kjo ministri në afat prej tre muajve të jap përgjigje se e pranon apo jo kërkesën e palës së dëmtuar. Megjithatë, sipas avokatit Vullnet Paçuku, edhe pse kanë kaluar dy muaj nga dita kur është dorëzuar kjo kërkesë, ata ende nuk kanë pranuar asnjë thirrje nga Ministria e Drejtësisë, shkruan gazeta KOHA.
“Praktika e deritanishme e ka dëshmuar se rrallë herë, por mos të thënë asnjëherë Ministria e Drejtësisë nuk ka miratuar vendim për kërkesat për dëmshpërblim. Por, ne ende besojmë se do të gjendet një zgjidhje dhe do të arrihet një marrëveshje me ministrin. Nëse jo deri më sot,atëherë gjatë periudhës që ka mbetur presim nga ato që të dalin me një kumtesë zyrtare apo të na kontaktojnë për sqarimin e ndonjë dilemë eventuale”, thotë avokati Paçuku.
Në rast se nga kjo ministri nuk japin përgjigje, atëherë avokati Paçuku për gazetën KOHA, thotë se është i gatshëm të inicioj padi civile e cila do të zhvillohet para Gjykatës Civile në Shkup. Por, siç nënvizon ai problemi mund të paraqitet gjatë procesi gjyqësor i cili mund të zvarritet ngjashëm si u bë në procedurën penale.”Vendimi i shkallës së parë, pastaj ai i shkallës së dytë e me kështu me radhë janë një ngarkesë shtesë për të dëmtuarit. Ata nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga shteti. Mjaftë janë endur korridoreve të gjykatave. Sidoqoftë unë besoj se Ministria do ti ketë parasysh këto rrethana dhe në afatin e mbetur do të përgjigjet pozitivisht. Lëndë të tilla për dëmshpërblim, kur i gjithë opinioni e ka të qartë të vërtetën dhe dëmin që u është bërë 11 të dëmtuare në rastin e Sopotit, Ministria e Drejtësisë duhet ti procedoj me urgjencë”, thekson Paçuku.
Lidhur me këtë lëndë nga Ministria e Drejtësisë nuk japin të dhëna më të detajuar, por vetëm theksojnë se bëhet fjalë për një rast serioz, të cilin shërbimet përkatëse të ministrisë janë duke e shqyrtuar më vëmendje.”Afati ligjor do të respektohet dhe brenda kësaj periudhe ne do të dalim me vendim zyrtare”, thonë shkurt na Ministria e Drejtësisë.
Lartësia e dëmshpërblimit të cilën e kërkojnë të dëmtuarit e rastit të “Sopotit”, kap shumë e 2.5 milion eurove. Kompensimi i dëmit që shteti u ka bërë 11 sopotasve dhe familjarëve të tyre pritet të mbështet në maltretimet fizike, kohën e paraburgimit dhe paraburgimin shtëpiak. Krahas këtyre maltretime, mbetet të shihet se vallë Qeveria e Maqedonisë e cila vetën e konsideron si reformatore, do ti merr parasysh vuajtjet psisko-fizike të të dëmtuarve dhe familjeve të tyre. Ndryshe, për të dëmtuarit çfarëdo lloj dëmshpërblimi nuk mundet t’ua kompensoj kohën dhe humbjen e të afërmeve të tyre, të cilat si rezultat i paraburgimit ata nuk patën mundësi të shohin për herë të fundit.
Zbardhja e rastit të “Sopotit”, respektivisht konfirmimi i pafajësisë së 11 shqiptarëve, të cilët në vitin 2003 u akuzuan dhe u dënuam për veprën penale “terrorizëm”, me 150 vite burg, u realizua muaj më parë, pasi që paraprakisht lëndën morri përsipër Prokuroria Speciale Publike. Nga ana tjetër pjesëtarët e shërbimet sekret të cilët e inskenuan këtë rast, për shkak të vjetrimit të veprës penale nuk u ndoqën penalisht për “tejkalim të kompetencave” dhe aq më pak për veprën penale “torturë”. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Penale të Shkupit, e cila i liroi nga aktakuza banorët e Sopotit të akuzuar për vendosjen e minës dhe vrasjen e ushtarëve polak në vitin 2003, rasti i “Sopotit” edhe më tej mbetet lëndë gjyqësor për tu analizuar dhe debatuar në spektrin e montimit të një rasti politik gjyqësor./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës