Sopotasit kërkojnë dëmshpërblim për kohën e kaluar në burg (Video)
Gjashtë sopotasit të cilët Gjykata Penale i shpalli të pafajshëm për vendosjen e minës në fshatin Sopot, i kërkojnë shtetit dëmshpërblim prej afro 2,5 milionë eurosh. Kërkesën e dorëzuan sot avokati Vullnet Paçuku dhe të dëmtuarit nga ky rast të cilët kanë vuajtur dënimin me burg për disa vite me radhë. Dënimin me burg e vuajtën Sulejman Sulejmani, i cili tani është në moshë tejet të shtyrë, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa njëri nga të akuzuarit, Samet Limani, nuk arriti që të pres përfundimin e procesit gjyqësor pasi ndërroi jetë. Ministria e Drejtësisë ka kohë maksimale prej tre muajve për të vendosur mbi nivelin e pranueshëm të dëmshpërblimit, por duke marrë parasysh, por sopotasit kërkuan që kjo procedurë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur, pasi mjaftojnë vitet që i kanë humbur pa faj, dhe tani nuk duan të humbin asnjë ditë më tepër me këtë rast.
Samet Lutfiu, ish i dënuar
“Më së pakti 200 euro ditën e kërkojmë. Edhe ato janë pak, por çfarë na kanë bërë ata neve nuk është pak. Duhet edhe më shumë. Po të na e paguajnë edhe 100 mijë euro muajin nuk mund të shpaguhen. Neve na kanë marrë në qafë. Atë shumë më së pakti e kemi kërkuar. Më pas se ajo shumë nuk pranojmë. Në qoftë se Ministria e Drejtësisë nuk na e jep shumën e kërkuar do të shkojmë deri në gjykatën e Strasburgut”
Sipas përllogaritjeve të avokatit mbrojtës dhe vetë sopotasve, një ditë e kaluar në burg duhet secilit t’i dëmshpërblehet afro 200 euro, ndërsa për çdo ditë të kaluar në burg shtëpiak, u takon gjysma e kësaj shume ose 100 euro. Nëse 2,5 milion euro ndahen në gjashtë persona, i bie që çdo sopotasi që ka vuajtur burgun ti takojnë afro 400 mijë euro, por meqë sopotasit nuk kanë kaluar kohë të njëjtë në burg, dikujt do ti takojnë më shumë e dikujt më pak. Por, për sopotasit paratë janë vetëm për t’ua zbutur gjendjen ekonomike që gjatë qëndrimit të tyre në burg është përkeqësuar, dhe formë simbolike për pafajësinë dhe asesi nuk e lanë kohën e humbur.
Sulejman Sulejmani, ish i dënuar
“Ata nuk mund të na e paguajnë kurrë. Vetëm Zoti mund të na e paguajë. Burri 75 vjeç, baba i dhjetë fëmijëve terrorizëm. Mi kanë djegur rruzat e gjakut. Duhet të punohet ende më mirë. Nëse punon drejtësia duhet të na e paguajnë. Por, edhe për shtetin nuk është lehtë tani”
Sopotasve iu hap rruga për të kërkuar dëmshpërblim pas vendimit të muajit mars me të cilin Prokuroria Speciale tërhoqi akuzën pasi nuk gjeti asnjë provë e cila i lidh këta persona me minën e cila e vrau një kontingjent polak i cili patrullonte në fshat. /SHENJA/
https://www.youtube.com/watch?v=WEdynXIWnJw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës