LAJMI I FUNDIT:

Sony dhe Honda bashkojnë forcat, prodhojnë vetura elektrike

Sony dhe Honda bashkojnë forcat, prodhojnë vetura elektrike

Modelet e para elektrike të Honda do të prodhohen në platformën prapa të cilës qëndron Sony, dhe do të duhej të ishin të gatshëm në fillim të vitit 2025.

Koncepti i veturës elektrike të Sony, Vision-S, pa dyshim se ka qenë befasi e madhe në panairin e teknologjisë dhe elektronikës që është mbajtur në vitin 2020 në Las Vegas, e në edicionin e sivjetmë Sony zbuloi konceptin e SUV elektrik Vision-S 02, me të cilin kompania japoneze paralajmëron futjen në botën e veturave elektrike, transmeton Telegrafi.

Dy muaj pasi që Sony njoftoi se partneri i tyre strategjik me të cilët do të zhvillojë dhe prodhojë veturën elektrike do të jetë kompania japoneze Honda, e partneriteti i tyre tashmë ka marrë një emër – Neë Company.


Kompania e re do të duhej të fillonte punën para fund të vitit, e nëse gjithçka shkon sipas planit, prodhimi serik i modelit elektrik, blerësit do të mund ta kenë në garazhin e tyre në fillim të vitit 2025.

Megjithatë nuk dihet nëse prodhimi serik do të bazohet në dy konceptet e prototipave të Sony që u prezantuan në Las Vegas, por dihet se do të prodhohen në fabrikat e Honda.

Sony më herët ka zbuluar modelet e dy koncepteve Magna Steyr, ZF, Continental dhe Qualcom, që i vënë në lëvizje dy motorë elektrike që në kombinim prodhojnë mbi 540 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që Vision-S të arrijë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 4.8 sekonda. Shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 240 kilometra në orë. /Telegrafi/