Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, rrëfen sonte në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit.

Në këtë emision ai flet për prapaskenat që quan tek shpallja e pavarësisë, për bashkëpunimin me Hashim Thaçin dhe për rolin e Bujar Bukoshit e Isa Mustafës në Qeverinë e Ekzilit.


Për herë të parë Sejdiu flet me emër për njerëzit që mendon se ndikuan tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese - që e nxori atë për shkelës të aktit më të lartë juridik në vend.

"Personale", me autore Krenare Vokshi Shalen, është emision ku personalitete të politikës, medias e artit tregojnë të pathënat e tyre.

Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:00. /RTV Dukagjini/Telegrafi/