Sonda Rover Perseverance e agjencisë amerikane hapësinore NASA – ka regjistruar videon më cilësore që ndonjëherë mund të jetë bërë sa i përket një eklipsi diellor në Mars.

Në fillim të këtij muaji, sonda e NASA-s hasi në një nga hënat e Marsit, Phobos – duke kaluar midis Planetit të Kuq dhe Diellit.


Eklipsi zgjati 40 sekonda dhe u regjistrua nga kamera Mastcam-Z, që është e montuar në një sondë, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një eklips të pjesshëm për shkak të madhësisë së Hënës, por akoma është i vogël pasi kurrë nuk mund të ketë eklips të plotë diellor në Planetin e Kuq. /Telegrafi/