LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer do të shpërblehet me kontratë të re dhe pagë më të lartë nga United

Solskjaer do të shpërblehet me kontratë të re dhe pagë më të lartë nga United

Manchester United do ta mbajë edhe për disa vite në radhët e veta trajnerin Ole Gunar Solskjaer.

Tekniku norvegjez ka bërë shumë mirë këtë edicion me Djajtë e Kuq dhe drejtuesit e klubit e kanë vlerësuar punën e tij duke i ofruar kontratë të re.

Kontrata aktuale e norvegjezit me Djajtë e Kuq do të përfundojë në fund të këtij sezoni, por drejtuesit e klubti i kanë ofruar atij një kontratë të re tri vjeçare nga e cila do të ketë edhe rritje të pagës.


Aktualisht Solskjaer fiton një pagë prej shtatë milionë funte në sezon, por që nuk është në mesin e pesë trajnerëve më të paguar në Angli.

Mirror ka raportuar se United do t’i ofrojë kushte të përmirësuara të pagës, pasi me kontratën e re Solskjaer do të fitojë 9,5 milionë funte në sezon.

Kontrata e re pritet që të nënshkruhet nga norvegjezi brenda muajit mars, pasi edhe dëshira e trajnerit është të vazhdoj në Old Traford.

Megjithatë ai do të bëhet vetëm trajneri i pestë më i paguar në Angli, pasi para tij janë Carlo Ancelotti, Jose Mourinho, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.

48-vjeçari e mori drejtimin e United në fund të vitit 2018, derisa deri më tani e ka udhëhequr klubin në 134 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/