LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer flet për raportin e tij me Pogban dhe ndeshjen ndaj Spurs: Nuk pranoj të shpikin gënjeshtra, ndaj Tottenhamit reagojmë si skuadër

Solskjaer flet për raportin e tij me Pogban dhe ndeshjen ndaj Spurs: Nuk pranoj të shpikin gënjeshtra, ndaj Tottenhamit reagojmë si skuadër

Manchester United ka pësuar debakël javën e kaluar në derbin e madh anglez nga Liverpooli në Old Traford 0-5.

Ka qenë një humbje që i ka djegur shumë trajneri të Manchester United, norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, por që edhe ia ka lëkundur karrikën.

Përkundër se ka kaluar një javë nga ajo disfatë, Solskjaer është rikthyer të flas për atë sfidë, duke thënë se ekipi i tij dukej si një boksier i dehur ndaj The Reds.


“Dukeshim si një boksier i dehur kundër Liverpool. Unë jam përgjegjës për rezultatin dhe paraqitjen. Mendoj se të gjithë i prekin kritikat, por disa trajnerë duhet të jetojnë me to”, tha fillimisht Solskjaer.

Tutje trajneri norvegjez foli edhe për shkrimet në mediumet angleze se kinse Paul Pogba dëshiron largimin e tij nga Old Traford.

Solskjaer ka thënë se nuk pranon që të shpikin gënjeshtra, pasi Pogba ishte shumë i shqetësuar.

“Jam i fokusuar te puna ima, por nuk mund t’i pranoj gënjeshtrat. Unë nuk i lexoj rrjetet sociale, por Pogba erdhi tek unë shumë i inatosur. E përsëris, i pranoj kritikat dhe ngre duart lart për paraqitjen kundër Liverpool, por nuk pranoj që të shpikin gënjeshtra për lojtarët e mi dhe për mua”, tha Solskjaer.

Krejt në fund trajneri norvegjez foli edhe për ndeshjen ndaj Tottenham që e zhvillojnë në fundjavë, duke thënë se pret reagim nga ekipi.

“Tani duhet të reagojmë. Jam përballur me momente të këqija si lojtar dhe trajner, kam kaluar 2-3 kriza. Jam i sigurt që do të reagojmë”, u shpreh tekniku norvegjez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori