Bylbyl Sokoli ditë më parë u largua nga Llapi.

Por përveç largimit të Sokolit, nga klubi bardh e kaltër u largua edhe kryetari i saj Nexhat Dumnica.


Trajneri i mirënjohur kosovar pas ndeshjes ndaj Prishtinës u sulmua para banesës së tij nga disa persona të panjohur, derisa policia e Kosovës po heton rastin.

Por pas largimit nga Llapi, tani Sokoli ka falënderuar të gjithë llapjanët për përkrahjen e madhe.

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Sokoli nuk e ka përmendur fare drejtorin e klubit Tahir Batatina, me të cilin nuk kishin marrëdhënie aq të mira.

43618980 10156649591957243 5035500944381444096 n 1

Shkrimi i plotë i Sokolit:“Një falënderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës. Një falënderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen. Falënderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit. Falënderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre. Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithëmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit. Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap”, shkruajti Sokoli. /Telegrafi/