Në Prishtinë për të tretin vit më radhë po mbahet projekti “TI BARABARTË UNË”. Qëllimi është socializimi me personat me aftësi të kufizuara.
Yllka Berisha, është shumë e lumtur që mori pjesë në projektin “Ti barabartë unë”, përmes së cilit u takua me këngëtarin e saj të preferuar. Sipas saj, këto projekte ndihmojnë që të promovohen vlerat e personave me aftësi te veçanta dhe kërkon të mbahen sa më shumë ngjarje të tilla.
“Është projekt shumë i mirë, megjithatë, duhet të jetë në kontinuitet dhe ky sllogan duhet të vlejë për tërë vitin, pasi viti ka 365 ditë”, shprehet për RTV Dukagjinin Yllka Berisha.
Edhe Arian Hoxha, i cili vijon mësimet në shkollën teknike, i është bashkangjitur kësaj dite për t’u ndjerë i barabartë me gjithë të tjerët.
“Kam dalë sot pasi është dita e personave me nevoja të veçanta. Unë ndihem i barabartë me personat tjerë dhe më trajtojnë si të barabartë”, thotë Arian Hoxha.
Ndërsa, organizatori i projektit, Shemsedin Sajhadi, shprehet se kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë që të kalojën më shumë kohë me personat me nevoja të vecanta.
Përmes këtij videoklipi personazhet e njohura publike japin mesazhe përkrahëse për këtë kategori të shoqërisë.
“Videoklipi është publikuar në Youtube, ku të gjitha përfitimet nga klikimet do t’u dhurohen personave me nevoja të veçanta. Videoklipi përmban mesazhe përkrahëse për këtë kategori shoqërore. Janë dhjetë artistë që kanë marrë pjesë në videoklip duke filluar nga Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli…Të gjithë këta artistë janë të shoqëruar me personat që kanë aftësi të kufizuara, ku japin mesazhe përkrahëse ndaj tyre”, tha organizatori Shemsedin Sajhadi.
Ky projekt është edicioni i tretë, i cili mbahet çdo vit për të shënuar ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merret vendimi për kanabisin mjekësor, përcaktohen zonat në Shqipëri ku do të mbillet

Tenderët me mazut, Jahoski në burg shtëpiak, Prokuroria nuk ankimon vendimin e Gjykatës

Rokas: Ekziston aktivitet i fortë diplomatik për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët