Snowden: Përmes një SMS-i qeveria fiton qasje në fotot, mesazhet dhe çdo gjë që keni në celular (Video)

Edward Snowden njihet sikur njeri i cili sjell në publik informacione të cilat “nuk supozohet të dihen”.
Ai asnjëherë nuk heziton të na mahnitë me fakte të ndryshme, dhe së fundmi ka treguar disa informacione të cilat do t’ju nxisin të mendoni dy herë për sigurinë tuaj, tarnsmeton Telegrafi.
Snowden është duke jetuar në Rusi tash e sa vite dhe nuk mund të rikthehet në SHBA sepse aty e pret burgu, pasi që në vitin 2013 kishte zbuluar informacione top sekrete se si Agjencia Nacionale e Sigurisë (NSA) zhvillonte aktivitete të ndryshme monitorimi.
Për vite të tëra ai ka treguar se si agjencitë dhe qeveritë e ndryshme në tërë botën e përdorin një metodë sekrete për të pasur qasje në telefonat e mençur të individëve. Kjo, sipas tij, mund të bëhet vetëm përmes një mesazhi.
Snowden ka treguar për BBC se pronarët e telefonave të mençur nuk mund të bëjnë thuajse asgjë për ta parandaluar këtë. Edhe kur celulari juaj është i ndalur, ata mund ta ndezin atë; bisedat tuaja mund të përgjohen; fotografitë tuaja nuk janë të sigurta, etj.
Teknologjia që e mundëson këtë njihet si ‘Smurf’, dhe ka lloje të ndryshme të kësaj metode.
– “Dreamy Smurf” mund ta bëjë celularin tuaj të ndizet dhe ndalet pa e ditur ju fare.
– “Nosey Smurf” mund të dëgjojë çdo gjë përreth jush.
– “Tracker Smurf” mund të dijë saktësisht ku jeni pa asnjë vështirësi.
Vlen të ceket se këto nuk janë të vetmet teknologji të përgjimit, por vetëm tri kryesoret të cilat Snowden i ka përmendur, transmeton Telegrafi.
34 vjeçari gjithashtu ka përmendur edhe një mjet të njohur si “Paranoid Smurf” (‘Smurfi’ në Paranojë) ku tregon se shërben si metodë për ta mbrojtur manipulimin që agjencitë e bëjnë te ju.
Për shembull, nëse dëshironi ta dërgoni celularin në servis sepse keni vërejtur që diçka e çuditshme po ndodh kohëve të fundit, çdo ekspert i celularëve do ta ketë të vështirë të kuptojë se çfarë në të vërtet po ndodh.
Posa agjencitë të kenë fituar qasjen në celularin tuaj, Snowden thotë se ata mund të shohin kë e thërrisni, me kë keni shkëmbyer mesazhe, çfarë keni kërkuar në internet, vendet ku keni qenë, rrjetet ‘Wi-Fi’ në të cilat keni qenë të lidhur, etj.
Ndër tjerash, ata edhe mund t’ju fotografojnë juve përmes celularit tuaj.
Pra, të tërë këto të dhëna agjencitë mund t’i marrin vetëm përmes një SMS-i, i cili iu dërgohet juve, por ju nuk e shihni.
Pavarësisht se për telefonin keni paguar ju vet, Snowden thotë se dikush tjetër e kontrollon softuerin e telefonit! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple zhvillon kufjet me kamera?

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët