LAJMI I FUNDIT:

Snopçe: Bujar Osmani u kandidua me direktiva të OBRM-PDUKM-së

Snopçe: Bujar Osmani u kandidua me direktiva të OBRM-PDUKM-së

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka lëshuar akuza në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim, lidhur me kandidimin e Bujar Osmanit për president.

Snopçe tha se me kandidimin e Osmanit, BDI-ja i bën shërbim OBRM-PDUKM-së dhe mundohet t’i rikthejë lidhjet e vjetra me këtë parti, me të cilën ka bashkëqeverisur shumë vite.

“BDI-ja i ka sinjalet, indikacionet se Pendarovski nuk mund të bëhet president, dhe për atë arsye ai prej tash distancohet, me kandidaturën e Bujar Osmanit dëshiron të distancohet nga Pendarovski, që t’i afrohet konceptit të OBRM-PDUKM-së. Në mënyrë direkte nuk mund ta përkrahë kandidatin e OBRM-PDUKM-së, që do të ishte vetëvrasje por, në mënyrë indirekte t’i jep mbështetje kandidatit të OBRM-PDUKM-së, pra t’i lind përsëri ato lidhjet e vjetra që kanë pasur me OBRM-PDUKM-në gjatë qeverisjes 11 vjeçare. Pra, dikush nëse është i afërt me OBRM-PDUKM-në absolutisht nuk është Aleanca për Shqiptarët por është kandidatura e Bujar Osmanit. Atë që e thotë Ziadin Sela që e cituat se Arben Taravarin e ka çuar të kandidojë OBRM-PDUKM-ja, unë mendoj se kandidimi i Bujar Osmanit më tepër ka gjasa të jetë kandidat me direktivë të OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Halil Snopçe për “Alsat”.


Sipas Snopçes, Ahmeti e flijoi Bujar Osmanin diku e futur në garën presidenciale.

“Përpara se të shpallte Arben Taravari kandidaturën BDI-ja ende lansonte se nuk është koha për presidentin shqiptar dhe duhet të gjejmë president konsensual. Dy tre ditë para kandidaturës së Taravari këtë e tha edhe kryeministri Talat Xhaferi, pra, përse e ndërroi këtë qëndrim BDI-ja. Nuk ka shpjegime tjera, ata janë në panik dhe një shenjë panike vendosën ta flijojnë Bujar Osmani”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori