Smoothie nga banania dhe kafja

Një koktej i freskët, shumë i shijshëm dhe i përshtatshëm për stinën
Kombinimi i shijes së bananes me kafe e jogurt, ia shton shijen pijes, ndërsa mjalti e kanella e bëjnë më të veçantë.
Përbërësit: - 1 filxhan instant kafe e vluar dhe e ftohur; - 1 banane e gjysmë, e prerë në rrathë; - 1 filxhan jogurt grek i payndyrshëm; - 1 lugë fara të bluara liri; - 2 lugë të vogla mjaltë; - ½ luge të vogël kanellë të bluar; - ¼ luge e arrave të bluara muskati, - 6 kube akull.
Të gjithë përbërësit përzieni në blender të fuqishëm (me atë me të cilin mund të thërrmoni akullin) dhe kënaquni me shijen e kënaqshme.
Nëse nuk keni blender të fuqishëm, përbërësit mund t’i përzieni edhe me blender të zakonshëm, ndërkaq akullin sërish shtojeni kur ta shërbeni pijen.
Kënaquni - transmeton Telegrafi.











































