Pas takimeve të presidentit Hashim Thaçi me liderë të partive politike në Kosovë, në kërkim të koordinimit për formim të qeverisë, profesori dhe njohësi i Kushtetutës, Riza Smaka ka thënë se vetëm partia fituese ka të drejtën të propozojë mandatarin e ri për të formuar ekzekutivin.
Smaka nuk pajtohet me veprimet e presidentit për të ftuar partitë në konsultim, meqë sipas tij, Kushtetuta e përcakton qartë se si duhet vepruar tutje pas votimit të mocionit të mosbesimit.
Profesori Smaka thotë se meqë Kuvendi nuk është shpërnda por presidenti është përcaktuar për zgjedhje të qeverisë, atëherë kjo duhet të bëhet në harmoni me nenin 95, ku ftohet partia e parë fituese që të propozojë mandatarin e qeverisë.
“Sipas nenit 82 paragrafi 2, presidenti i vendit ka autorizim diskrecional për ta shpërbërë Kuvendin, për t’i shpallë zgjedhjet. Ai këtë nuk e ka bërë, që është e drejtë diskrecionale e tij, që nuk është obligative, varet nga rrethanat. Ai është përcaktuar për zgjedhjen e qeverisë, tash qeveria duhet të zgjidhet në harmoni me nenin 95 paragrafi 5 të Kushtetutës, sipas së cilës dispozitë, presidenti e thirr përfaqësuesin e partisë politike, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje për ta propozuar kandidatin apo kandidaten për mandatarë, apo mandare të qeverisë, ky është obligimi i presidentit. Nuk e di pse po i thirr ai tjerët, Isa Mustafën e të tjerët, kur subjekt politik fitimtar është Vetëvendosje”, thotë profesori Riza Smaka, raporton KP.
Tutje, ai sqaron afatet kushtetuese pas caktimit të kandidatit për mandatar të qeverisë.
“Prej momentit kur e cakton kandidatin për mandatar atëherë i ka 15 ditë për ta propozuar formimin e qeverisë. Nëse do të dështonte, prapë do të duhej që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë kandidatin e vet, atëherë do t’i kishte afat dhjetë ditë. Nëse do të dështonte, tek atëherë presidenti duhet t’i shpallë zgjedhjet”, shton Smaka.
Profesori Riza Smaka thotë se presidenti është i obliguar të respektojë Kushtetutën.
Ai thotë se qeveria Kurti është në dorëheqje dhe si e tillë duhet t’i ushtrojë funksionet e saj deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Sipas tij, duhet të veprohet dhe të përfillet dispozita e nenit 95, paragrafi 1, 2, 3 dhe 4 i Kushtetutës, duke theksuar se nëse në dy raundet Lëvizja Vetëvendosje dështon të formojë qeverinë, atëherë presidenti t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Aktualisht qeveria Kurti konsiderohet qeveri në detyrë, meqë Kuvendi i Kosovës i’a mori besimin me dy të tretat e deputetëve të cilët votuan pro mocionit të mosbesimit më 25 mars.
Mocioni i mosbesimit u iniciua nga vet partneri I koalicionit, LDK, dhe u mbështet nga partitë opozitare.
Tani, presidenti i vendit, Hashim Thaç i ka filluar të mbajë takime, ndaras, me të gjithë liderët e partive politike parlamentare, për të diskutuar pas rrëzimittë qeverisë.
Pas takimit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili udhëheq me ekzekutivin, tha se pas mocionit të mosbesimit vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Kurti theksoi se me presidentin mund të takohet e të bisedojë vetëm për temën e koronavirusit dhe shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa çështje të tjera vetëm me shkrim.
Thaçi takoi pastaj kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se nuk është koha për zgjedhje por për një qeveri të re e cila do të vazhdonte luftën ndaj koronavirusit.
Gjithashtu, në takim u prit edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili theksoi se qëndrimi i kësaj parti është të jetë në opozitë, por që sipas tij, për shkak të pandemisë tani nuk është koha për zgjedhje të reja.
Thaçi nesër do të vazhdojë takime të ndara me kryetari n e AAK-së, Ramush Haradinajn, atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, Listen Serbe dhe 6+./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht