Site icon Telegrafi

Sllovenët prodhojnë pantoflat “Shtëpia e Bardhë” të inspiruara nga Melania Trump (Foto)

Fabrika “Kopitarna” nga Sevnica e Sllovenisë që merret me prodhimin e pantoflave, ka befasuar blerësit me linjën e pantoflave të cilat i ka quajtur “Shtëpia e Bardhë”, duke aluduar në Melania Trump, që është e lindur në këtë qytet slloven.

Mediat sllovene shkruajnë se fabrika “Kopitarne”, këtë linjë ekskluzive të pantoflave ia ka dërguar një palë Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Koleksionin e pantoflave elegante i ka dizajnuar Maja Shtamol, ndërsa një palë i janë dërguar Melania Trumpit, pasi që ky prodhues shpreson që Zona e Parë do t’i shfrytëzojë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version