Sllaveski: Grupet e këshilltarëve do të mbështesin punësimet shtesë në “Higjienën Komunale” – Shkup si dhe mjete për riparimin e 30 autobusëve të NQP-së
Grupet e Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit në seancën e ardhshme të Këshillit më 29 gusht do t’i mbështesin programet shtesë për punë në Higjienën Komunale për punësimin e rreth 120 personave, si dhe mjete për NQP-në me ridestinim nga një projekt tjetër me të cilat do të riparohen dhe vihen në funksion edhe 30 autobusë, deklaroi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski.
Në takimin e sotëm për koordinim në Qytetin e Shkupit ku morën pjesë koordinatorët e grupeve të këshilltarëve Sllaveski theksoi se kryetarja e Qytetit të Shkupit Arsovska ka ardhur me drejtorët e ndërmarrjeve publike Parqe dhe Gjelbërim, Higjiena Komunale Shkup dhe NQP Shkup, kompetentë për fushat të cilat janë të më rëndësishme në Shkup pastërtia në qytetin e Shkupit dhe transporti publik. Drejtorët e Higjienës Komunale dhe Parqe dhe Gjelbërim duke e marrë parasysh se janë të rinj në funksion, vetëm 10-të ditë, nuk kanë mundur të japin përgjigje konkrete në pyetjet, dhe ka mbetur këshilltarët të informohen për pyetjet që i parashtruan.
“Në takimin nga ndërmarrjet publike ishte theksuar se u nevojitet leje për furnizim të mekanizmit të ri, pajisje etj. Unë kam vërejtur se planet e tyre investuese janë miratuar nga ana e Këshillit të Qytetit të Shkupit që në fillim të vitit, si dhe në vitet paraprake dhe parashtrohet pyetja ç’farë kanë bërë kur na tregonin se mesatarisht automjetet dhe pajisja janë të vjetra mbi 20 vjet ndërsa në disa grupe edhe 30 vjet”, thotë Sllaveski.
Në lidhje me transportin publik në Qytetin e Shkupit, tha se edhe në takimin të hënën është konstatuar se në plan të shkurtër nuk mund të bëhet furnizimi i autobusëve të rinj të cilat mund ta rrisin parkun vozitës, por edhe se një pjesë e madhe e parkut vozitës është jofunksional. Ai përsëriti se nga Qeveria është shprehur gatishmëri se një pjesë e mjeteve që nuk janë shfrytëzuar ndërsa janë destinuar për projektet infrastrukturore në Qytetin e Shkupit sërish të transferohen në llogarinë e Qytetit të Shkupit për riparimin e një numri të caktuar të autobusëve që nuk janë në funksion, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
“Sepse këtu kemi dy data kyçe, njëra është 1 përkatësisht 3 shtatori kur është fillimi i vitit shkollor, për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe një pushim i vogël derisa studentët të kthehen në fakultete. Sipas vlerësimit të drejtorëve madje 30 autobusë mund të riparohen dhe të vihen në funksion nëse bëhet kjo marrëveshje rreth transferimit të mjeteve nga ana e Qeverisë dhe fillimi i servisimit të atij borxhi prej tetë milionë euro që Qeveria paraprake e bëri ndaj NQP-së”, tha Sllaveski.
Ai shprehu pritje se nga 1 shtatori transporti publik në qytet do të funksionojë, por jo optimal ashtu siç dëshirojmë.
“Nuk ka procese të bllokuara në Këshillin e Qytetit të Shkupit, nëse bëhet fjakë për bllokim është vetëm për një program, të cilin e përmenda, të mundësohen 120 punësime të reja në “Higjienën Komunale”. Kuptohet do t’i shqyrtojmë edhe programet tjera të cilat janë miratuar”, tha Sllaveski në pyetjen e gazetarëve nëse nga 29 gushti do të zhbllokohen punët në Qytetin e Shkupit.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili sot u bëri thirrje këshilltarëve t’i mbështesin planet e Qytetit të Shkupit, Sllaveski përsëriti se deri tani nuk është votuar vetëm Programi për aktivitete shtesë për “Higjienën komunale”, për punësime sezonale shtesë të 120 punëtorë. Ai beson se edhe me shifrën e tanishme kjo NP mund të funksionojë mirë.
Në buxhet mungojnë 8 milionë euro për ta shlyer borxhin, e krijuar në vitet paraprake për transportin publik të studentëve, tha Sllaveski dhe plotësoi se ekziston arsyetim për ta bërë atë në mënyrë të njëpasnjëshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën