Është një zonë e njohur për peizazhin e saj të pasur me male.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tani një nga parqet kombëtare më mahnitëse të Skocisë po përgatitet të hapë minierën e parë të arit në vend.


Siç bëhet e ditur, miniera Cononish, afër Tyndrum në Loch Lomond dhe Parkun Kombëtar Trossachs, pritet të fillojë prodhimin para fundit të nëntorit.

aa1 5

Ai do të ofrojë dhjetëra vende pune për banorët lokalë dhe shpresohet të jetë i pari në një seri hapësirash të krijuara në vitet e ardhshme.

Kompania prapa projektit, Scotgold Resources, po synon të prodhojë rreth 700 kilogramë ari mesatarisht në vit dhe beson se mund të rikuperojë më shumë se 5000 kilogramë në total - me vlerë 280 milionë euro me çmimet aktuale.

Rreth 25 për qind e arit do të dalë në një formë të përshtatshme për t'u shitur drejtpërdrejt argjendarëve - e cila do të etiketohet ari skocez autentik.

aa2 4

Mes 15 dhe 20 grupe kanë thënë se janë të interesuar të blejnë arin, i cili do të ketë një vulë të veçantë që provon se është nga miniera e Scotgold.

Rajoni qëndron në një brez gjeologjik që përmban ar, i cili kalon nga Skandinavia në Kanada, nëpër Skoci dhe Irlandën e Veriut.

Ari u zbulua në zonë në vitet 1980 por prodhimi filloi ngadalë pasi ra çmimi i arit.

Miniera do të krijojë më shumë se 60 vende pune në kulmin e prodhimit, e cila pritet të arrijë në vitin 2022. /Telegrafi/