Letër nga: Charles Bukowski
“John,
‘Skllavëria nuk u shfuqizua kurrë, vetëm u zgjerua që të përfshinte të gjitha ngjyrat’.
Çfarë dhemb është dehumanizimi i njerëzve në përpjekje për të ruajtur vendin e punës, sepse… e di, është tjetri gati. Ata kthehen në trupa të mbushur me frikë. Sytë e tyre e humbasin shkëlqimin dhe ata thjesht shëmtohen, tërësisht. Si i ri nuk e besoja se njerëzit do të bënin kompromise të tilla. Edhe si i moshuar ende nuk e besoj. Pse duhet t’i bëjnë? Për seks, makinë, për të paguar faturat apo për fëmijët? Për të njëjtët fëmijë që kur të rriten do të bëjnë të njëjtën gjë.
Që gjithmonë, kur isha i ri fare dhe kërceja nga puna në punë, isha mjaftueshëm naiv sa që i thoja ndonjëherë të barabartëve të mi: ‘Eh! Shefi mund të vijë në cilindo moment të na pushojë nga puna, nuk e kuptoni?’. Ata e vetmja gjë që bënin, ishte të më shikonin. Po i ofroja diçka që ata nuk donin ta fusnin fare në mendjen e tyre.
Tani, në industri, ka shumë pushime nga puna (fabrika çeliku të vdekura, ndryshime teknike dhe situata të tjera në punë). Pushimi nga puna prek qindra mijëra dhe fytyrat e tyre shpresin habi:
‘Kam punuar këtu 35 vite…’.
‘Nuk është e drejtë…’.
‘Nuk di çfarë të bëj…’.
Skllevërit kurrë nuk paguhen mjaftueshëm sa të çlirohen, por aq sa është e nevojshme që të mbijetojnë dhe të rikthehen në punë. Unë mund ta shihja. Pse ata jo? Kuptova se stoli i parkut ishte po aq i mirë, se të punoje në bar ishte po aq e mirë. Pse mos të isha këtu përpara se të shkoja atje? Pse duhet të prisja?
Shkrova me neveri kundër të gjitha atyre. Qe një çlirim të nxirrja nga sistemi im gjithë atë mut. Dhe tani jam këtu: ‘Një shkrimtar profesionist’. Në 50 vitet e para, kam zbuluar se ka neveri të tjera përtej sistemit. Kujtoj që një herë, kur punoja si paketues në një kompani artikujsh ndriçimi, një prej kolegëve të mi më tha befas: ‘Kurrë nuk do jem i lirë!’. Një prej shefave ecte aty rrotull (emri i tij ishte Morrie) dhe lëshoi një gajasje të shijshme, duke iu gëzuar faktit se ai individ ishte zënë në kurth nga jeta.
Kështu që, fati që, më në fund, dola nga ato vende, pa m’u bërë vonë se sa kohë me mori, më ka dhënë një lloj lumturie, lumturinë e gëzueshme të mrekullisë. Shkruaj tani me një mendje të vjetër dhe me një trup të vjetër, shumë kohë më mbrapa se ç’do besonte të vazhdonte në këtë punë shumica, por duke qenë se fillova kaq vonë, i detyrohem vetes të jem këmbëngulës, dhe kur fjalët të fillojnë të më dështojnë dhe do të më duhet ndihmë për të ngjitur shkallët dhe nuk do mund të dalloj pllakat nga hapësirat ndarëse, ende do të ndjej diçka që brenda meje do të më kujtojë (pa pasur rëndësi se sa larg do kem shkuar) se si arrita në mes të vrasjes dhe pështjellimit dhe dënimit drejt, të paktën, një vdekjeje bujare.
Mos ta kem çuar tërësisht dëm jetën duket një arritje, të paktën për mua.
Miku yt,
Hank”. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Aktorët e sotëm duhet të ndjekin shkollën e Shekspirit

Tezat për vendin e origjinës të familjes Kastrioti
Josif Bageri, një legjendë e etnisë shqiptare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker