Skerdi zbulon se ka gati katër këngë të reja dhe thotë se janë bashkëpunime

Ai rreth dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Mëkatare”.
Bëhet fjalë për rap-artistin shqiptar, Skerdi, i cili edhe këtë vit solli këngë të shumta e bashkëpunime.
Përkundër se kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të vitit, këngëtari së fundmi ka paralajmëruar edhe disa duete.

Në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory, artisti shqiptar tregon se ka gati edhe katër këngë të reja.
“Katër këngë gati. Bashkëpunime të katërtat”, tha ai.
Megjithatë, Skerdi deri më tani nuk ka zbuluar artistët me të cilët do të sjellë duet.
“Mëkatare” për pak kohë mblodhi mijëra klikime në platformën e popullarizuar, YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/09/2022
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































