Reperi nga Shqipëria, Skerdi Ago, javë më parë njoftoi se ishte infektuar me COVID-19 së bashku me gruan e tij, prezantuesen Vesa Rama.

Derisa çdo i prekur me virus duhet të qëndrojë i izoluar, një gjë të tillë e ka bërë edhe artisti shqiptar.


Megjithatë, i njëjti ndonëse i sëmurë tregoi se nuk ka qëndruar kot në shtëpi.

Screenshot 4 55 Foto: Instagram

Përmes rrjeteve sociale, Skerdi zbulon se ka punuar në disa projekte dhe ka gati ‘shumë demo’.

"Kush është punëtor, punon. Gjatë kohës kur kam qenë me COVID-19 i kam punuar në shtëpi këto demo, kështu që kemi projekte plot", ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

skerdii Foto: Instagram

“Amelia” ndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Skerdi, e cila tanimë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/