Artisti i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Paralajmërimin e ka bërë me anë të një videoje të shpërndarë me fansat në Instagram.


Ai ka shpërndarë një pjesë të shkurtër nga xhirimet e klipit, gjersa mori reagime të shumta rreth prurjes që do të sjellë.

“Së shpejti. Tina”, ka shkruar ai.

Kjo vjen një muaj pas këngës “Du Du", të cilën e solli saktësisht më 11 shkurt 2022.

Skerdi ndërkaq po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar në muzikë me projektet që kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/