Skepticizmi për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës po vazhdon edhe pas zgjedhjeve në Francë dhe fitores për mandatin e dytë të presidentit, Emanuel Macron.
Megjithëse në partinë në pushtet e shohin si pozitive fitoren e Macronit, njohësit e proceseve integruese të BE-së janë në mëdyshje për lëvizjet pozitive të tij sa i përket liberalizimit të vizave.
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova nuk mund të jetë përjashtim i projektit të Macron për avancimin e projektit të BE-së.
Megjithatë, ajo nuk pranon të flas për afatet kohore për liberalizimin e vizave, por thotë se shanset më të mëdha dhe reale për liberalizim të vizave janë me Macronin president se sa me kundër kandidaten e tij.
“Kemi një triumf të demokracisë në vendet e Bashkimit Evropian. Fitorja e presidentit Macron mban shpresën e Evropës së bashkuar dhe politikës e cila synon avancimin e projektit të Bashkimit Evropian. Në kuadër të kësaj, Kosova nuk mundet të jetë përjashtim, përderisa rezervoj të drejtën të mos flas me afate kohore në raport me procesin e liberalizimit të vizave. Tash është fakt i njohur se gjitha standardet dhe kushtet ndaj Kosovës janë plotësuar në raport me liberalizimin. Kjo është një padrejtësi që po ndodh, ndërsa shanset natyrisht janë shumë më të mëdha dhe reale me presidentin Markon në krye të Francës se sa të kishim dikë tjetër në këtë shtet të madh evropian”, thotë ajo.
Pavarësisht fitores së presidentit Macron, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha thotë për KosovaPress se nuk pret ndonjë përparim thelbësor për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Francë nuk pres ndonjë përparim thelbësor për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pse? Sepse pas pak javësh në qershor janë zgjedhjet e parlamentare në Francë dhe deri në përfundimin e zgjedhjeve nuk pres të ketë çfarëdo vendimmarrje pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën që mund të hynte në fushatën zgjedhore në Francë. Prandaj nuk shoh ndonjë arsye për të qenë optimist për liberalizim të vizave pas përfundimit të zgjedhjeve në Francë. Rrjedhimisht nuk jam optimist se gjatë presidencës franceze, e cila përfundon me 1 korrik të këtij viti do të ketë progres për këtë çështje”, thotë ai.
Shasha thotë se edhe me vendet e tjera skeptike për liberalizim të vizave nuk ka pasur përparim nga ana e palës kosovare, ndërkohë, theksoi se kërkesat e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave po hasin në vesh të shurdhër.
“Sa i përket vendeve skeptike nuk shoh ndonjë përparim të marrëdhënieve tona me vendet mos njohëse brenda BE-së, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për të konfirmuar dhe interpretuar se ka një avancim në marrëdhëniet tona. Ndërsa sa i përket Parlamentit Evropian ka kërkesa të vazhdueshme të tyre për liberalizim të vizave sikur më herët. Të njëjtat edhe sot janë duke hasur në vesh të shurdhër”, shton ai.
Kosova ka vite që ka plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo tash e sa vite, Këshilli i Ministrave të BE-së po heziton të jep dritën e gjelbër për një proces të tillë. Krahas Francës, skeptike për liberalizim të vizave ka qenë edhe shteti i Holandës. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri