LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, konfiskohen dy armë zjarri

Skenderaj, konfiskohen dy armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar dy armë zjarri në Skenderaj.

Në njoftim thuhet se në orët e mbrëmjes së datës 21 qershor 2024, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit.

“Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë (5) fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me gjashtëmbëdhjetë fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.


Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar, shtetas i Republikës së Kosovës.  Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori