Mbetjet e skeletit të një burri të zhdukur 22 vite më parë është zbuluar në një pellg në Florida.

Mbetjet e William Moldt u gjetën brenda automjetit të tij të zhytur në ujë në Wellington afër Palm Beach.


2 51

Makina u zbulua në Google Earth nga menaxheri i planifikimit të banesave të The Grand Isles.

Policia tha se Moldt u raportua i zhdukur në nëntor 1997 dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.

3 44

Trupi i Moldt u gjet ende brenda makinës së tij, që ishte zhytur në pellgun afër projektit të banesave.

Policia tha se mjeti ishte i gëlqerëzuar, gjë që tregonte se ka qëndruar në ujë për një kohë të konsiderueshme.

4 36

Policia tërhoqi makinën nga pellgu vetëm për të zbuluar mbetjet skeletore brenda.

Automjeti dhe mbetjet iu dërguan hetuesve për bërjen e autopsisë.

Moldt u largua nga një klub nate mbrëmjen e 7 nëntorit 1997 rreth orës 11:00. Ai raportohet se nuk ishte i dehur dhe u iku vetëm me automjetin e tij.

Moldt telefonoi të dashurën e tij nga bar rreth orës 21:30 për të thënë që së shpejti do të ishte në shtëpi. Ky ishte kontakti i fundit që ajo pati me të. /oranews/