LAJMI I FUNDIT:

S’kanë të ndalur, rriten sërish fitimet e estradës: ATK-ja për një vit ua mblodhi mbi 3 milionë e 270 mijë euro tatime

S’kanë të ndalur, rriten sërish fitimet e estradës: ATK-ja për një vit ua mblodhi mbi 3 milionë e 270 mijë euro tatime

A ishte gjatë 2024-ës më efikase Administrata Tatimore e Kosovës apo estrada kosovare shënoi rekord në fitime vitin që lamë pas?

Këtë pyetje ndoshta mund të parashtrojmë kur të shohim numrat, apo thënë saktësisht shifrat e eurove që kanë paguar këngëtarët në Kosovë si tatim shtetit, shkruan Telegrafi.

Janë plot 3 milionë e 272 mijë euro e 531 euro që kategoria e estradës ka derdhur në buxhetin e shtetit në formë tatimesh të detyrueshme përgjatë periudhës janar – dhjetor 2024.


Administrata Tatimore e Kosovës

Kur këtë vlerë e krahasojmë me vitet paraprake, del se kësaj radhe, ka një dallim substancial pozitiv me vlerën e paguar. Këtu duket se janë dy arsye: Nën 1, rritja e efikasitetit të Administratës Tatimore dhe nën 2, rritja e fitimeve të këngëtarëve që performojnë me të madhe gjatë vitit në evente të ndryshme, sidomos gjatë verës dhe fundit të vitit.

Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë
Lexo po ashtu Verë ‘e majme’ për estradën kosovare: 10 milionë euro qarkullim veç për tre muaj, ATK i dënoi 329 herë

Rikujtojmë që në vitin 2023, nga e njëjta kategori, Administrata Tatimore e Kosovës kishte mbledhur 2 milionë e 767 mijë euro, pra gjysmë milioni më pak.

Një vit më herët, më 2022, shumë e mbledhur ishte 2 milionë e 407 mijë euro.

Pagesat e tatimeve nga këngëtarët

E në vitin 2021, kur ishte periudhë pandemie dhe kishte në fuqi ende restriksione, ishin mbledhur pak mbi 900 mijë euro tatime nga estrada.

Rezultatet në ngritje të ATK-së sivjet në mbledhjen e tatimeve nga estrada, vërehen edhe në statistikën e përgjithshme.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sipas të dhënave, këtë vit në total janë mbledhur 950 milionë euro tatime, apo 100 milionë më shumë se viti i kaluar.

Në tërë historikun e saj 25 vjeçar, ATK ka mbledhur 8.3 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori