Një tjetër denoncim rrëqethës është bërë në programin investigativ “STOP”. Bëhet fjalë për një fëmijë të vogël, i cili para 6 vjetësh është infektuar me HIV/AIDS, në Spitalin Pediatrik.
Asnjë prej prindërve të fëmijës nuk është bartës i sëmundjes dhe kjo është vërtetuar edhe nga analizat e kryera, ku të dy kanë rezultuar negativë. Nëna e djalit, i cili sot është 7 vjeç, tregon se ajo e ka shtruar të birin në moshën njëvjeçare në Spitalin Infektiv në QSUT me ftohje dhe pas 3 vitesh ka zbuluar se ai ishte infektuar. Nëna thekson se ai nuk ka kryer as transfuzion gjaku dhe as ndërhyrje.
Megjithatë nëna shprehet se nuk dëshiron t’i mëshojë mënyrës sesi i vogli është infektuar me këtë sëmundje, por arsyeja përse ajo iu drejtua emisionit është fakti se prej 6-muajsh mungon ilaçi Nevirapinë, jetësor për të voglin.
Ja intervista e plotë:
“Jam një qytetare nga Tirana dhe kam ardhur të tregoj historinë e djalit tim 7-vjeçar, i cili është infektuar me HIV/AIDS, e ka të fituar. Filloi kur ishte në moshën 1-vjeçare, me një të ftohtë. Unë e shtrova në spitalin Pedriatik tek Infektivi. E mbajta aty 8 ditë, pastaj e nxora dhe pas 2 javësh filluan problemet, temperaturë e me radhë. Çdo një muaj unë e shtroja në spital. Pas 3 vitesh zbuluam që ishte me HIV/AIDS.”
Çfarë përgjigje ju kanë dhënë në spital, tek Infektivi?
“Ata na morën si familje, na bënë të gjitha analizat. Ne dolën negativ, ndërsa djali pozitiv. Ne i thamë që nuk ka mundësi, që nuk është e vërtetë, pasi ai nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje, asnjë transfuzion gjaku, asgjë. Në kartelë është e shkruajtur se djali im ka kryer një ndërhyrje dhe që e ka marrë aty, në mënyrë që të mbulojnë fajin.”
Ndërkohë, djali i është nënshtruar një operacioni?
“Jo. Doktoresha që e ndjek djalin e kontrolloi dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje. Tani, problemi më i madh është që nuk ka mjekim. Prej 6 muajsh nuk ka mjekim në spital.”
Çfarë medikamenti i mungon?
“Nevirapinë, që ai duhet ta marrë patjetër, dy herë në ditë. Unë kam edhe 2 javë mjekim dhe nëse nuk ia jap ilaçin brenda 72 orëve, ai mund të përkeqësohet dhe pastaj mjekimi është i kotë që ta vazhdojë.”
Jeni interesuar përse ka mungesë të këtij medikamenti?
“Po jam interesuar. Kam shkuar tek farmacia qendrore, në spital, jam interesuar gjithandej. Asnjë nuk të jep asnjë përgjigje. Ju lutem më ndihmoni. Shpëtoni djalin tim. Vërtetë është infektuar, nuk di se ku, por rëndësi ka që unë ta mjekoj, që të jetë mirë të paktën.”
Pas denoncimit të zonjës, me anë të një shkrese që mban datën 26 Maj 2016, drejtuar Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, programi “STOP” ngre dy pyetje:
-Prej gjashtë muajsh, medikamenti “Nevirapinë” mungon në QSUT. Kush janë arsyet e mungesës së këtij medikamenti?
-Kur do të furnizohet me këtë medikament, Framacia dhe Klinika Ambulatore pranë QSUT-së?
Përgjigja që ky institucion shëndetësor i ka sjellë me anë të shkrese zyrtare është se, pas përfundimi të procedurave të zhdoganimit dhe Kontrollit nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, medikamenti do të jetë i disponueshëm në datë 16 Qershor 2016.
Gazetarja e “STOP” vajti pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ku rezultoi se ilaçi, fatmirësisht kishte ardhur. Teksa ia dorëzoi nënës të së voglit, kjo e fundit u shpreh e lumtur që më në fund djali i saj do të mjekohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Risteski: Rritja e pagës për 1.800 denarë është pak, do të kërkojmë rritje më të madhe
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite