LAJMI I FUNDIT:

Skadon afati për dorëzimin e amendamenteve në Kuvend, do të debatohet së paku 30 ditë për ta

Skadon afati për dorëzimin e amendamenteve në Kuvend, do të debatohet së paku 30 ditë për ta

Skadon afati prej pesëmbëdhjetë ditë të draft amendamenteve të Kushtetutës deri në Kuvend. Më 19 tetor Kuvendi me dy të tretat e shumicës solli vendim për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Për vendimin votuan edhe tetë deputetë të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, të cilët më vonë formuan grup të pavarur parlamentar me të cilët kryeministri Zoran Zaev kishte konsultime lidhur me ndryshimet kushtetuese në bazë të kërkesave të tyre.

Në takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Zoran Zaev me tetë deputetët e pavarur që u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, u arrit dakord që qeveria mbrëmë të dorëzojë draft-amendamentet në Kuvendin e Maqedonisë.


Në takim nuk është precizuar nëse katër propozimet e deputetëve të pavarur do të përfshihen në draft-amendamentet e qeverisë, ose do të dorëzohen si amendamente të veçanta.

Pas dorëzimit të amendamenteve deri në votimin e tyre në seancë plenare, duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Ndërsa amendamentet votohen me 61 vota të deputetëve.

Vendimi përfundimtar për miratimin e ndryshimeve kushtetuese duhet të sillet me dy të tretat e deputetëve, ndërsa pritet të përfundojë në mesin e muajit janar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori