LAJMI I FUNDIT:

Skadon afati për pagesën e borxhit, Rusia afër falimentimit financiar

Skadon afati për pagesën e borxhit, Rusia afër falimentimit financiar

Moska nuk ka arritur të përmbushë të paguajë këstin për mbi 40 miliardë dollarë borxhe, pasi sanksionet perëndimore kanë ndikuar në ekonominë e Rusisë.

Në anën tjetër, Kremlini e ka minimizuar lajmin, duke këmbëngulur se ka mjaftueshëm para për të paguar detyrimet kreditore.

Rusia ka hyrë pashmangshëm në një rrugë për të falimentuar që kur sanksionet ekonomike u vendosën për herë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pas agresionit ushtarak në Ukrainë.


Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë ia kanë dërguar bankës Euroclear, por kjo pagesë ka mbetur pa u shpërndarë te kreditorët.

Analistët e investimeve kanë thënë se mospagimi i borxhit, megjithëse problematik për Kremlinin, nuk ka gjasa të shkaktojë probleme në tregjet botërore.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva këtë vonesë të Moskës e ka quajtur ngjarjen si “jo sistematikisht e rëndësishme”.

Rusia nuk ka qenë në gjendje falimentimi që nga Revolucioni i vitit 1917. Edhe pse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitet 1990 e solli atë pranë falimentimit, ndihma ndërkombëtare, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ishte në gjendje të ndihmonte Moskën të shmangte katastrofën totale financiare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori