Në edicionin e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit që është mbajtur në kryeqytet, kryetarët e Unionit të Turizmit nga shtetet fqinje theksuan se Kosova duhet të punojë më shumë për zhvillimin e turizmit, pasi sipas tyre, ka potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit turistik, porse duhet punuar në këtë drejtim.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari tha se në Kosovë duhet të punojnë për të përmirësuar turizmin rural dhe malor, derisa shtoi se nevojitet punë edhe në përmirësimin e mënyrave të transportit për të shtuar numrin e turistëve.
“Kosova ka një hapësirë dhe potencial jashtëzakonisht të madh të zhvillimit turistik të saj, një destinacion, i cili duhet zhvilluar, destinacion, i cili duhet më shumë lidhur me rrjetet e komunikacionit por mendoj se vet pozicioni i Kosovës gjeografik mundëson këtë që ajo të ketë disa lloje të turizmit, si rural dhe malor dhe potencialet e saja duhet t’i shfrytëzoj. Po ashtu, edhe me përmirësimin e aeroporteve dhe mënyrave tjera të transportit, atëherë edhe aktiviteti i Prishtinës dhe qyteteve tjera si destistinacione pak më të shkurta, vikende apo disa ditore do të jetë më atraktiv”, tha Bajraktari.
Edhe kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa shpreson se në vitin e ardhshëm Kosova të ketë një dyfishim të numrit të turistëve në panair.
Kasa derisa tha se kryesore në promovimin e turizmit është ndihma nga autoritetet shtetërore, bëri thirrje qeverisë që të ketë më shumë subvencionime në këtë fushë.
“Shpresojmë që vitin tjetër të kemi dyfishin e numrit të shteteve në panairin e turizmit, sepse kjo vjen si rezultat edhe i punës së operatorëve, sektorëve privat të turizmit, punës së Unionit të Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë dhe besoj së do të ketë një rritje dhe do të favorizohet si destinacion, do të jetë destinacion i qëndrueshëm, por që të bëhet duhet promovim, pa promovim turizmi nuk ecën përpara. Ajo që është kryesore është ndihma nga shteti, sepse vet sektori privat i turistëve nuk ia del dot të promovojë të gjithë potencialin që ka çdo shtet tjetër. Duhet të ketë patjetër subvencione, promovim më të madh që të bëhet një turizëm më i madh”, tha Kasa.
Ndërkaq, kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë, Baki Hoti u shpreh se në vazhdimësi janë duke punuar në promovimin e turizmit në vende të ndryshme.
Hoti tha se duhet punuar më shumë që Kosova të ketë rrjetëzim me më shumë partneritete ndërkombëtare që të vinë sa më shumë turistë në Kosovë.
“Të shikojmë që paketa turistike e Kosovës të përfshihet në të gjitha vendet evropiane, pra të ketë një ndërlidhje që të kemi sa më shumë partneritete dhe të sjellim sa më shumë turist në Kosovë. Unioni i Turizmit të Kosovës është duke punuar jashtëzakonisht shumë sa i përket pjesës së promovimeve dhe gjithsesi edhe Kosova do të ketë një panair ekskluzivisht të turizmit. Besoj se numri i bizneseve do të shkojë në rritje e sipër për çdo vit, si vitin e parë që kishim 100 biznese, ndërsa këtë vit 200 dhe kjo tregon se ky panair po jep efekte pozitive. Edhe komunat, por edhe institucionet duhet të bëjnë shumë më shumë aktivitete, sidomos komunat me qëllim se aktivitet janë tërheqës i vizitorëve të ndryshëm që vinë”, tha Hoti.
Në Panairin që është mbajtur në Prishtinë nga data 15 deri më 18 mars, kanë marrë pjesë mbi 200 kompani të ndryshme të turizmit nga më shumë se 10 shtete. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht