LAJMI I FUNDIT:

“S’ka liberalizim pa përmbushje të kritereve”

“S’ka liberalizim pa përmbushje të kritereve”

Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn, në një konferencë për media në Prishtinë, ka thënë se Agjenda për Reforma Evropiane e lansuar në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, është një qartësim i detyrave të cilat kanë institucionet kosovare në rrugën drejt Unionit.

“Kjo platformë është punuar në koordinim me të gjithë faktorët. Deri tani jemi dakorduar që ajo të implementohet për një periudhë kohore prej 12 deri në 18 muaj nga data e sotme. Mendoj se të qënit unë këtu jep sinjal të fuqishëm sa i përket vëmendjes që Bashkimi Evropian i kushton ecjes përpara të Kosovës. Natyrisht, për implementimin e këtyre reformave duhet vullnet politik, por këto pika të gjitha kërkohen nga qytetarët e Kosovës, si financimi i partive politike, reforma zgjedhore, e të ngjashme. Kjo agjendë do të jetë prioriteti ynë tani dhe në të ardhmen. Besojmë që Kosova do të bëhet vend atraktiv për investitorët e huaj”, ka thënë Hahn.

Ai ka komentuar edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ndërsa nuk ka lënë pa theksuar edhe një herë tjetër se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta votojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.


“Vendimi për zgjedhje të parakohshme duhet të merret nga liderët e vendit. Nga pikëpamja jonë, fokusi duhet të jetë në realizimin e çështjeve konkrete që kërkohen nga qytetarët. Ekziston polarizim i skajshëm politik mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, por të gjithë duhet ta kuptojnë që këto çështje duhet të zgjidhen në Parlament”, ka thënë ai. “E di se ekziston një debat i madh për liberalizimin e vizave dhe më duhet të them që jam befasuar kur kam dëgjuar që po fajësohet Bashkimi Evropian për këtë. Më duhet të them se duhet që kushtet të përmbushen, që kjo të ndodh. Sa i përket demarkacionit, unë mundem vetëm që t’i nxis deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrëveshje. Jemi në kilometrin e fundit në rrugën e liberalizimit të vizave. Ndoshta jemi duke u zvarritur si gjarpri, por jemi duke shkuar në drejtimin e duhur”. /klankosova.tv/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori