LAJMI I FUNDIT:

​S’ka dorëheqje të kabinetit qeveritar, Baraliu tregon nëse e shkeli ligjin Albin Kurti

​S’ka dorëheqje të kabinetit qeveritar, Baraliu tregon nëse e shkeli ligjin Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët kanë fituar mandatin për deputetë në legjislaturën e nëntë kanë vendosur të mos japin dorëheqje nga postet e tyre në ekzekutiv, përkundër që në pikën 1 të nenit 26 të Ligjit për Qeverinë thuhet se “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Përkitazi me këtë, edhe në bazë të pikës 2 të nenit 70 të Kushtetutës së Kosovës, theksohet se mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mirëpo pas certifikimit të sotëm të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga KQZ-ja, kryeministri në detyrë Albin Kurti, anashkaloi këtë nen, derisa tha se qeveria ka kaluar në detyrë dhe se s’ka nevojë për akt formal të dorëheqjes.

Në lidhje me këtë situatë dhe mundësitë që Kurti bashkë me kabinetin qeveritar të mbajnë dy poste paralelisht dhe se a është kjo shkelje ligjore, KosovaPress ka komunikuar me njohësin e Kushtetutës, profesorin universitar, Mazllum Baraliu.


Ai tha se në Ligjin për Qeverinë si dhe Kushtetutën kur flitet për mandatin e deputetit ka zgjidhje të dyfishta, por sipas tij, vendimi që anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet të mos japin dorëheqje nuk është e kundërligjshme.

Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje
Lexo po ashtu Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje

Ai tha se qeveria tanimë është me përgjegjësi të kufizuara dhe detyra teknike.

Sipas tij, konflikti i interesit nuk ekziston ende, pasi përkundër që rezultatet e zgjedhjeve u certifikuan, mandati i deputetit, rrjedhimisht edhe paga e tyre fillon në momentin e betimit dhe verifikimit të mandateve.

“Ka zgjidhje të dyfishta, por në këtë rast nuk mund të flasim për kundërligjshmëri pasi një formë e përcaktimit të këtyre njerëzve që kanë qenë në mandat të plotë dhe iu ka dalë mandati tani janë me detyra teknike dhe s’mund të thuash se janë në kundërshtim me ligjin, pasi qeveria duhet të punojë. Në çdo sistem të botës sido që t’ia vësh emrin, qeveria brenda mandateve kushtetuese duhet të punojë deri në dorëzimin e punës në kabinetin tjetër qeveritar….Vetëm në momentin kur bëhet verifikimi i mandateve dhe fillon mandati katërvjeçar i Kuvendit. Atë ditë që mbahet bëhet verifikimi dhe betimi dhe prej atij momenti. Ende s’kemi betim të deputetëve, por vetëm certifikim”, tha ai.

Të ndarë në dysh për këtë çështje kanë qenë edhe në shoqërinë civile, ku janë ngritur dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat, të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës, në momentin e certifikimit të rezultateve apo në momentin e betimit si deputet në Kuvend.

Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori