Në rrugën “Skender Çeku” në Prishtinë, punimet e asfaltimit kanë përfunduar vetëm pjesërisht, duke lënë një veturë të parkuar mbi një segment që nuk është shtruar me asfalt.

Nga pamjet e publikuara shihet se pjesa përreth automjetit është asfaltuar, ndërsa zona poshtë veturës ka mbetur e papërfunduar, duke krijuar një situatë të pazakontë në terren.


Sipas raportimeve, pronari i veturës nuk është gjetur ende.

Për këtë rast Telegrafi ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës dhe Policinë e Kosovës për një qëndrim zyrtar, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur përgjigje të konfirmuar nga institucionet.

Rasti ka ngjallur reagime në rrjete sociale, duke u komentuar si një situatë e pazakontë gjatë zhvillimit të punimeve në kryeqytet. /Telegrafi/